Bashkia nis ndërtimin e një parku, Bozdo: Projektet peng i Qeverisë

Tiranë- Një nga nga zonat më të populluara të Tiranës, në të ashtuquajturën ish-uzina Enver, në 1 ha e gjysëm tokë ka patur vetëm shkurre dhe plehra.Aq sa është e pabesueshme që ky truall ka mbetur në këtë gjendje. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet në të dhe nënkryetari Enno Bozdo tha se për 1 vit do të bëhet një park.E ndërsa tregoi këtë inicativë të re, Bozdo tha se shumë rrugë kanë mbetur pa rikonstruksion, po ashtu si projekte të tjera si bulevardi dhe trami, sepse qeveria ka bllokuar buxhetin.Bozdo tha se në qytetin e Tiranës gjatë këtij mandati janë mbjellë mbi 23 000 mijë pemë dhe bimë dekorative dhe janë shtuar 95 mijë metra katrorë gjelbërim.