Bruksel, biznesi shqiptar në krah të atij europian në Parlamentin Europian

750 përfaqësues të biznesit europian, mes tyre edhe shqiptarë, janë mbledhur në Parlamentin e Biznesit të Bashkimit Europian në Bruksel, për të vulosur inisiativat e përbashkëta, dhe për të përcaktuar axhendën e bashkëpunimit për 4 vitet e ardhshme.Në një intervistë për "Ora News", Ilir Zhilla kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë, e çmoi konferencën "Eurochambers Cocceting bussines to Europe", si një moment të rëndësishëm për biznesin shqiptar.“Ndryshe nga Beogradi, në Bruksel është një atmosferë krejt tjetër, janë 750 përfaqësues të biznesit europian dhe midis tyre edhe shqiptarë, të cilët jemi mbledhur në parlamentin e biznesit europian.Sot ishte një konferencë shumë interesante në lidhje me rolin e biznesit në zgjerimin europian. Ku përfaqësues nga vendet e rajonit tonë, përfshirë dhe Turqinë, përfshi dhe përfaqësues të Komisionit Europian, u diskutua kjo temë me mjaft rëndësi për rajonin tonë. Aty u vlerësua më shumë roli i biznesit", u shpreh ai.Por nga cilët njerëz të biznesit përfaqësohet Shqipëria në këtë takim?“Si përfaqësues është Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Fasonistëve, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së qytetit të Vlorës dhe përfaqësues të biznesit shqiptar, si zoti Ylli Ndroqi, Presidenti i televizionit prestigjoz "Ora News" dhe disa përfaqësues të tjerë nga biznesmenë të rinjë", u shpreh Zhilla.Për biznesin shqiptar, ajo çfarë i jep më tepër rëndësi konferencës është se shqiptarët janë me të drejta të plota,- njësoj si përfaqësuesit e bizneseve të vendeve të tjera të BE-së.Kjo e enjte, do të shënojë edhe kulmin e konferencës pasi, në Bruksel nën drejtimin e Martin Shuls, në Parlamentin Europian do të hapet seanca plenare, ku do të miratohen një seri projektesh."Nën drejtimin e Martin Shuls, në Parlamentin Europian do të hapet seanca plenare ku do të miratohen mjaft iniciativa dhe sidomos axhenda e biznesit europian në 4 vitet e ardhshme. Ajo që është me rëndësi është se përfaqësuesit e biznesit shqiptar, janë me të drejta të plotë njësoj si përfaqësuesit e bizneseve gjermane, franceze, italiane apo çdo vendi tjetër anëtar të Bashkimit Europian", u shpreh ai.Intervista e plotë e Ilir Zhillës për Ora News