Të verbërit rrezikohen në rrugë,Veliaj: As institucionet s’kanë respektuar ligjin

Tiranë- 23 vite demokraci, por godinat e institucioneve dhe rrugët e Tiranës janë të ndërtuara para diktuaturës dhe nuk i japin fare akses personave me aftësi të kufizuara.Kjo nuk është një ditë e sigurt për persona si Xhimi Kumëria që vuan mungesën e shikimit.Ndërkohë tryezat mbi këtë problematikë nuk mungojnë, por realisht në terren asnjë institucion nuk ka respektuar ligjin 93 për aksesueshmërinë e PAK miratuar në korrik të 2014.Nga 77 institucione ku janë bërë inspektimet, vetëm 3 Ministri kanë hedhur hapin e parë, duke përfshirë në buxhetin e 2015-ës kosto për rampe e ashensor, të tjera jo.Ato janë Ministria e Ekonomisë, Bujqësisë dhe e Integrimit. Madje, shkelja ka shkuar deri aty ku mjaft institucione nuk kanë lejuar edhe inspektimin nga grupi i ekspertizës ngritur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Kur Ministritë refuzojnë të ndërtojnë infrastrukturën, një paraplegjik apo të verbër e ruan ose familjari ose Zoti kur ecën në rrugët e Tiranës.