Dritëro Agolli: Ismail Qemali dhe Isa Boletini ishin dy tifozët tanë më të mëdhenj
Tiranë- Dritëro Agolli, e ka ndjekur me kërshëri ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë mbrëmjen e 14 tetorit. Një emocion që shkrimtarit të madh shqiptar i mbeti përgjysëm në minutën e 42-të.Por megjithë moshën dhe sëmundjen, njeriu i letrave shqipe emocionin më të madh duket se e ka marrë nga dy tifozët më të flaktë që ishin kuqezi në stadiumin e Beogradit.“Shumë bukur u bë ajo ndeshja sepse serbët nuk donin tifozët shqiptarët nga Shqipëria këtej e matanë Drinit, por doli vetë ay që ngriti flamurin në Vlorë, Ismail Qemali, bashkë me Isa Buletinin. Ata ishin tifozët më të mëdhenj dhe u bë gjurulldia.” thotë shkrimtari.Agolli ka një përkufizim edhe për serbët, ata që sipas tij nuk e kuptojnë dot kurrë se futbolli është veçse një lojë."Ata u tregun pa kulturë, jo të mençur sepse futbolli ka karakter t’i bashkojë njerëzit në paqe. Por ka disa vende që nuk heqin dorë nga nacionalizmi që kalon në shovinizëm." thotë Agolli.