Greqia paralizohet nga greva e përgjithshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2013, 10:20
Greqia e paralizuar nga greva e përgjithshme. Transporti publik, spitalet dhe koorporata elektroenergjitike janë sot në grevë, duke mos ofruar shërbimet si zakonisht.Sindikata e Transportit ka sinjalizuar që më parë një grevë 24 orëshe. I paralizuar do të jetë edhe qarkullimi përmes linjave të trenave. Nëpër spitale do të jetë në dispozicion vetëm personeli i sigurisë.Punonjësit e transportit kundërshtojnë masat antikrizë dhe paketën e shkurtimeve të cilat sipas tyre kanë rënduar direkt gjendjen financiare.