Kosovë, KFOR-i largon barrikadat në Rudarë

Ushtarët e KFOR-it kanë larguarrreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm barrikadat prej betoni në fshatin Rudarë të Zveçanit, duke liruar në këtë mënyrë aksin rrugor Mitrovicë-Leposaviç.Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se rreth orës 3:40 strukturat ilegale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan kanë aktivizuar alarmin, për të ftuar qytetarët që të pengojnë aksionin e KFOR-it, por kësaj thirrje i janë përgjigjur një numër shumë i vogël i qytetarëve.Sipas këtyre burimeve, ushtarët e KFOR-it kanë bllokuar paraprakisht me tela me gjemba urën e hekurt në Zveçan për të penguar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve të tyre në drejtim të Rudarës.“Aksioni i KFOR-it ka zgjatur rreth dy orë e gjysëm dhe rruga Zveçan-Rudarë ka qenë krejtësisht e lirë për qarkullim, ndërsa rreth 30 serbë që ishin mbledhur tek ura e hekurt në Zveçan, kanë vëzhguar aksionin të qetë”, kanë thënë burimet.Aksioni i KFOR-it ka përfunduar rreth orës 5:30, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.