Autobusë me shqiptarë në Beograd: S'kemi frikë, le të na arrestojnë
Pak orë na ndajnë nga përballja e shumë pritur mes Serbisë dhe përfaqësues sonë në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016. Edhe pse u deklarua se nuk do të lejohen tifozët shqiptarë, 3 autobusë me targa të Kosovës kanë mbërritur në Beograd.Nga Kosova janë nisur edhe shumë tifozë të kombëtares Kuq e Zi, megjithëse në mënyrë jo të organizuar.Shqiptarët e Kosovës kanë shkuar me vetura të vogla, e që besohet se janë diku rreth 100 deri 150 veta.Albert Kastrati kreu i një grupit tifozash të njohur si "Plisat" është cituar nga mediat serbe të thotë se nuk ka frikë.“Grupi ynë prej 100 tifozësh do të jetë atje dhe do të veshim fanellat Kuq e zi. Ne nuk kemi frikë. Le të na arrestojnë” ka thënë Kastrati citon radio B92.Ndeshja Serbi- Shqipëri do të luhet në stadiumin e Beogradit në orën 20:45.Media serbe nënvizon faktin se megjithëse është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet me tifozë shqiptarë, sërish një grup shqiptarësh ndodhen në Beograd.Forca të shtuara të policisë në rrugët e BeograditZëdhënësi i departamentit të policisë në Beograd, Nikola Popovac ka deklaruar se sot në rrugët e Beogradit do të ketë forca të shtuara policore."Do të ushtrohet kontroll i rreptë i fansave dhe gjithcka do të filmohet. Gjithashtu do të përdoren kërkues metalesh, qenë antieksploziv "Kuqezinjtë premtojnë se do bëjnë të gjithë shqiptarët të jenë krenarëNdërkaq Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe autori i golit ndaj Danimarkës, Ermir Lenjani premtojnë se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë të ndjehen krenarë.Kush do jetë arbitriSuperndeshja e zjarrtë, Serbi -Shqipëri do të arbitërohet nga gjyqtari anglez Martin Atkinson. 43 vjeçari është i njohur për gjykimet e tij të diskutueshme në Premier League, ku kritikohet shpesh për mos respektimin e kohës. Atkinson do të ketë si asistentë Michael Mullarkey, Stephen Child, Anthony Taylor, Craig Paëson, që të katërt anglezë.Votoni në sondazhin e RTV Ora News:[poll id="35"]