Altertekstet “mbingarkojnë” nxënësit, në mjaft raste edhe prindërit “të paditur”

Një nxënës i 9 vjeçares e ka të pamundur që vetëm me shpjegimin e mësueses të arrijë të studiojë i vetëm në shtëpi. Nxënësit thonë se nga ngarkesa e lëndëve por edhe nga përmbajtjet e pakuptueshme të teksteve janë të detyruar të pyesin mësuesen vazhdimisht në klasë ndërsa në shtepi të kërkojnë ndihmën e prindërve apo familjarëve më të mëdhenj.Edhe vetë prindërit ndihen konfuz se çfarë duhet t’u shpjegojnë. Lëndën e matematikës prindërit e shohin si më të ngarkuarën ndërsa gjenden të habitur e konfuz nga përmbajtet e tregimeve të Gjuhës apo të Leximit.Arsyet në këtë rast qëndrojnë në altertekstin dhe variantet e shumta të tij që kanë krijuar këtë kakofoni teksetesh kur në ushtrime të ndryshme apo në tregime nxënësit dhe prindërit ngrejnë supet.