Daçiç: Askush nuk do kufi me Kosovën, por Serbia do të respektojë marrëveshjet

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot në Beograd, se askush nuk dëshiron të vendosë kufi ndërmjet Serbisë e Kosovës, por duhet të gjendet zgjidhje në bazë të rezolutës së fundit të Kuvendit të Serbisë.“Askush nuk dëshiron të vendos çfarëdo kufiri, por të gjendet zgjidhje praktike në bazë të platformës dhe rezolutës së miratuar në Kuvendin e Serbisë”, tha Daçiç në konferencën për shtyp së bashku me presidentin e Qipros, Dimitris Hristofjas.Duke komentuar protestën e sotme të serbëve në pjesën veriore të Kosovës, ku kanë kërkuar hedhjen poshtë të të gjitha marrëveshjeve në dialogun Serbi-Kosovë, kryeministri Daçiç tha se “Kuvendi i Serbisë e ka miratuar rezolutën në të cilën qartas qëndron se Serbia do të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani nga dialogu dhe se dialogu duhet të vazhdojë, pasi nuk ekziston mënyrë tjetër për zgjidhjen e problemeve”deklaroi ai.