Dialogu me Serbinë, Thaçi raporton sot para deputetëve

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të raportojë sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e katërt me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.Kryeministri Thaçi është shprehur më herët se takimi me Daçiç ishte konstruktiv dhe kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë dhe që ndihmon të dyja shtetet sovrane dhe të pavarura në rrugën e integrimeve evropiane.Ndërkohë, dje kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka informuar edhe presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Sipas mediave kosovare, Presidentja Atifete Jahjaga, i dha mbështetje të plotë kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës në gjithë procesin e dialogut, duke e parë këtë jo vetëm si rrugën më të mirë por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që e kanë pasur një të kaluar të hidhur.