KQZ: Ja si do veprohet në zgjedhjet lokale me votat e hedhura në kutitë e gabuara
Komisioni Qendëror i Zgjedhjeve ka aplikuar një projekt që reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Fenomeni i votave të hedhura në kutitë e gabuara ka qenë objekt debatesh mes palëve politike në zgjedhjet e kaluara për pushtetin vendor.“Projekti sjell risi në teknlogjinë e përdorur duke dhënë mundësi për përdorim më të lehtë dhe siguri më të madhe të sistemit. Gjithashtu projekti reflekton ekzistencën e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara dhe njësitë e reja vendore sipas ligjit për ndarjen territoriale. Ky projekt ka filluar në muajin prill të këtij viti dhe përfundoi ditët e fundit me testimin përfundimtar dhe trajnimin e administratës së KQZ-së”, thuhet në një njoftim të KQZ.KQZ njofton se është prezantuar përmbyllja e projektit “Përshtatja për zgjedhjet vendore e moduleve të zhvilluara për zgjedhjet parlamentare”, në kuadër të plotësimit të Sistemit të Integruar të Administrimit të Informacionit Zgjedho (IEMIS).Ky projekt është financuar nga USAID, asistuar nga Assist Impact dhe zbatuar nga konsulentët e kompanisë maqedonase iVote në bashkëpunim me KQZ-në.Sipas KQZ, në bashkëpunim me konsulentët kanë bërë analizën e plotë të kërkesave specifike që kanë zgjedhjet vendore për gjithë modulet që do të përditësohen dhe mbi bazën e analizës janë hartuar specifikimet teknike në një dokument që është firmosur nga përfaqësues të KQZ-së, donatorit dhe kompanisë së pajtuar për realizimin e projektit. Janë zhvilluar dhe përshtatur 7 module, të cilat janë instaluar në serverin e KQZ-së, që do të shërbejnë edhe për transmetimin dhe përpunimin e të dhënave gjatë zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.