Sarandë, luftë “Buburrecit të Kuq”, vazhdon spërkatja e palmave

Sarandë-Bukurinë dhe hijeshinë qytetit turistik të Sarandës ia japin edhe palmat, e veçantë në natyrën e gjelbër të këtij qyteti. Dy vite më parë disa palma, të një varieteti të veçantë që rriten në qytetin e Sarandës, u identifikuan nga specialistët të prekura nga një dëmtues i quajtur “Bubureci i kuq”.Të ndodhur përballë këtij realiteti, ku palmat rrezikonin zhdukjen  u ngrit shtabi për shpëtimin e Palmave në qytet, në përbërje të të cilit ishin, specialistë të fushës.U bë prerja e palmave të dëmtuara, u bë spërkatja e trungut me lëng të posaçëm kundër “Buburecit të kuq” me qëllim zhdukjen e tij dhe më pas u bë djegia e palmave që rezoltonin të prekura, me qëllim që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej, ndërsa nisi edhe profilaksia e me spërkatje të palmave të pa dëmtuara me qëllim mbrojtjen e tyre. Nga viti në vit profilaksia e palmave ka vijuar.Paraditen e sotme është kryer trajtimi i katërt i palmave me spërkatje. Këtë vit janë planifikuar të kryhen e trajtime me spërkatje,na tha  Agron Kondi, përgjegjës i sektorit gjelbërimit në drejtorinë e Sherbimeve në bashkinë e Sarandës.Në qytetin e Sarandës numërohen 187 palma me moshë 30-50 vjeçare dhe 250 palma më të reja me një moshë 10-30 vjeçare. Nga këto 36 janë dëmtuar nga “buburreci i kuq” ndërsa nga trajtimet e kryera janë rikthyer në jetë 20 të tilla.