Sërish shembje tek rruga e Elbasanit për "korridorin" e ri të Tiranës

Tiranë - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar shëmbjet përgjatë rrugës së Elbasanit ku do të ndërtohet një rrugë dytësore.Pronarët e objekteve që po shëmben deklarojnë se janë njoftuar vetëm një ditë më parë duke mos i lënë hapësirë për të zhvendosur materialet. Ata i konsiderojjnë shëmbjet të paligjshme pasi zotërojnë të gjitha dokumentat si të legalizimit dhe hipotekimit.Pavarësisht kundërshtimeve, aksioni i INUK-u ka vijuar në lirimin e hapësirës ku do të ndërtohet rruga dytësore.Punën e INUK-ut e ka ndjekur me vëmendje, edhe Kryeministri, i cili sërish ka shkruar sot në Twitter, shoqëruar me foto: " Vijon shkulja e "çibanëve" mbi trupin e rrugës së Elbasanit në Tiranë për të realizuar një hyrje me standarde në kryeqytet."Oranews.tv