Meta-Shpend Ahmetit: Inkurajoj bashkëpunimin mes dy bashkive Prishtinë-Tiranë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur Kryetarin e Bashkisë së Prishtinës Shpend Ahmeti të cilit i garantoi mbështetjen e Kuvendit për bashkëpunimin mes bashkisë së Tiranës dhe Prishtinës.Meta pasi i uroi mirëseardhjen në Tiranë dhe e përgëzoi për punën në drejtimin e Kryeqytetit të Kosovës, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen konsoliduar si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se Shqipëria i ndjek me vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimet dhe progresin e Kosovës, me fokus të veçantë në avancimin e proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit, duke vënë në dukje gjithashtu se Shqipëria mbështet pa kursim forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës dhe konsolidimin e të ardhmes së saj evropiane.