Vasili: Nuk ka një ngerç mes LSI-PS

Zërave të kohëve të fundit se mes LSI-PS ka një krisje të marrëdhënjeve, iu është përgjigjur nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.I ftuar  në studion e intervistës në RTV “Ora News”,  me gazetaren Jonida Shehu, Vasili deklaroi se nuk ka një ngerç mes dy partive të koalicionit.Sipas tij kjo marrëdhënie tregohet tek nismat e ndërmarra, pasi të gjitha kanë qënë të përbashkëta dhe janë mirëkuptuar.“Unë nuk e kam parë një të tillë, të kundërtën e kam verifikuar në mënyrë të përditshme. Kemi një mijë mundësira që janë përsëri në sytë e publikut, siç është salla e parlamentit, komisioni parlamentar, një qeveri që funksionon me gjithë sinkronizmin e duhur.Jam këtu të mos ndaloj këdo të hamendësojë ç'të dojë, por unë nuk e kam parë një ngerç të tillë. Nuk di se ku ndodhet ky ngerç.Të gjitha nismat e ndërmarra në parlament, janë nisma të përbashkëta të ndërrmarra nga deputetët të LSI dhe PS. Mjaft prej tyre unë si krytar i grupit parlamentar, i kam mbështetur përsonalisht dhe ka pasur mirëkuptim të plotë” – tha Vasili.Vasili shtoi se: “pika e përbashkët dhe e kohezionit mes dy partive vazhdon të mbetet integrimi europian dhe ka mirëkuptim të plotë me qeverinë dhe sigurisht ushtrimi i të gjitha përgjegjësive, në mënyrë të veçantë LSI".Nënkryetari Levizjes Socialiste për Integrim deklaroi se PS-LSI gëzojnë mirëkuptimin e njëra-tjetrës, sipas tij i njëjti model mirëkuptimi i është ofruar dhe opozitës, por pa e "përkëdhelur".“Ne po bëjmë të pamundurën të bëjmë pjesë të mirëkuptimit edhe opozitën. Asaj po i vëmë në dispozicion një model mirëkuptimi, që edhe ajo të bëhet pjesë e një mirëkuptimit të madh politik.Ne kemi pasur një qëndrim të një koherence të vazhdueshme, për të krijuar një hapësirë të mundshme. Nuk ka munguar një hapësirë e tillë, por një moment të caktuara të kalojmë diçka mbi të munshmen, për të krijuar gjithë atë mundësi, komoditet, pa e përkedhelur opozitën.Besoj edhe opozita vetë nuk do të donte të përkëdhelej se do të dukej e parëndësishme. " tha ai.