Thano: Ne i eksportojmë problemet në BE, s'jemi të aftë për dialog normal
Tiranë – Eksperti për çështjet e integrimit, Vladimir Thano, - një ditë pas publikimit të raport progresit, - tha se shoqëria shqiptare është një shoqëri e cila i eksporton problemet e saj drejt BE-së, pasi ne nuk arrijmë të gjejmë një gjuhë të përbashkët të dialogut në tryezat tona.Në një intevistë në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi, Thano u shpreh se eksportimi i problemeve drejt BE na dëmton, pasi tregojmë paaftësi për të pasur dialog normal."Vetë shoqëria shqiptare është një shoqëri e cila i eskporton problemet, nuk është një shoqëri e cila i zgjidh problemet. Që do të thotë, ne nuk gjemë gjuhën e përbashkët në tryezat tona, por e gjejmë gjuhën e përbashkët duke e eskportuar problemin tonë drejt Unionit Europian. Eksportimi i madh i porblemeve drejt Bashkimit Europian ne na dëmton, pasi kjo tregon se nuk kemi aftësi zhvilluese të një dialogu politik normal" - tha Thano.Këtë sintezë Thano e nxori pasi ka analizuar raport progresin që u dorëzua për të cilin ishte i mendimit që :"Progres raporti është një shërbesë kapilare se si ka funksionuar qeverisja nga shtatori i vitit të kaluar deri në tetorin e këtij viti. Dukshëm përrreth një viti ka pasur një dakortësi mes pozitës dhe opozitës. Duke pasur parasysh humnerat e vogla që kanë pasur mes njëra-tjetrës. Por natyrisht edhe projkt-rezoluta e propozuar nga Partia Demokratieke, për çështjen e Integrimit Europian, e cila kaloi në parlament përpara disa muajsh, duhet thënë se ka pasur një bashkëpunim. Më tej kemi dhe bojkotin e opozitës”.Duke u ndalur në reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj në raport progres, Thano u shpreh:“Për herë të parë kemi një panoramë më të qartë se si ata e kuptojnë reformën e thellë të drejtësisë. Në këtë progres raport bëhet fjalë se reforma e thellë në drejtësi, duhet të përfshijë të gjithë aktorët, të cilët janë të angazhuar në mënyrë ligjore, për të marrë pjesë në këtë reformë. Duhet një reformë gjithëpërfshirëse. E thënë në parametrat shqiptar, është pak e vështirë, sepse duhet të kemi parasysh territorin tejet konfliktual të politikës shqiptare.Reforma në drejtësi është pak e ngadaltë, por është një çështje e ekspertizës, që mendoj se politika duhet të gjejë dhe të ofrojë ekspertët më të mirë, për të marrë pjesë në atë që quhet reforma në drejtësi. Në luftën kundër korrupsionit Shqipëria duket që ka bërë përparime, kërkohen hapa konkretë, por nga ana tjetër reforma në drejtësi duhet të implimentohet patjetër, pasi ajo sjell përpara drejtësisë të gjithë personazhet, të cilët akuzohen”.