Përkujtohet 70-vjetori i Çlirimit të Sarandës, pllakata të reja dëshmorëve

Sarandë -  9 tetori i këtij viti erdhi ndryshe për qytetin e Sarandës. Të përgatitur prej ditësh Saranda ka përkujtuar sot 70 - vjetorin e Çlirimit të qytetit, në 9 tetor 1944.Në orën 10 paradite veteranë, pasardhës veteranësh, qytetarë të shumtë dhe nxënës shkollash, punonjës të bashkisë, shkuan dhe vendosën kurora me lule tek lapidari i ngritur në Qafë të Gjashtës, në respekt dhe kujtim të 14 dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e qytetit të Sarandës.Nga këtu festimet përkujtimore kanë vijuar në vorrezat e dëshmorëve, të ngritura në pikën më dominante nga shihet shumë bukur qyteti. Merrnin pjesë veterëan, ish partizanë të kësaj lufte, që ky 70 vjetor i gjeti të pakët në numër. Përfaqësues të forcave politike, kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, n/prefekti Ilir Hysi. Merrte pjesë në këto festime edhe i deleguari i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë, ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.Po sot në festimet përkujtimore të 70 –Vjetorit të Çlirimit, bashkia e qytetit vendosi në të 145 varret e dëshmorëve pllakatën prej mermeri me mbishkrimin e secilit prej dëshmorëve, që ishin prishur nga koha."Përkujtojmë me respekt dhe nderim të veçantë 70-Vjetorin e Çlirimit të Sarandës tonë, duke përkujtuar dëshmorët, për të mos harruar Luftën Nacional-Çlirimtare",- tha kryetari i bashkisë, Stefan Çipa."Duke kaluar në vorrezat e dëshmorëve vura re moshën e tyre të re, që nuk kursyen jetën për çlirimin e Atdheut", - tha në përshëndetjen e tij i deleguari i Komitetit të Veteraneve të Shqipërisë, në këtë festime, Alfred Moisiu.Nga Varrezat e Dëshmorëve, festimet u shtrinë në sheshin kryesor të qytetit “Nënë Tereza” ku u organizua parade me pjersëmarrjen e grupeve nga veteranët, nxënës shkollash, etj.Pjesë e festimeve të 70-Vjetorit është edhe koncerti festiv që u organizuanë mbrëmje në Kinoteatrin “Butrinti”.ar.sh/oranews.tv1016472_731124620314302_5052112213342231981_n 1653882_731124230314341_2826197785946891320_n 1888719_731125250314239_909821689812743693_n 1902764_731123760314388_4539914719289134149_n 10155935_731123933647704_4261614198270696577_n 10441006_731124703647627_4168502097981145519_n 10462687_731125016980929_6953787582904393357_n 10593123_731125006980930_1798739353771904135_n 10624768_731124770314287_3248275784751668198_n 10629643_731124020314362_6984921133806645691_n 10653771_731124403647657_8019300367537953502_n 10672412_731124133647684_2817020220644106554_n