Pengu amerikan kthehet në mysliman, pasi kërcënohet IS se do t’i pritet koka

Amerikani Petter Kasing ishte një tjetër peng që u kërcënua se do të vritej nga grupi militantëve islamik, pas vrasjes së britanikut Alan Henning.Prindërit e tij me anë të një letre të dërguar nga Peter, kanë informuar se ëshë kthyer në një mysliman të devotshëm.Ky vendim vjen disa ditë pasi terroristët e ISIS paralajmëruan se ai ishte perëndimori i radhës që do t’i pritej koka pasi u ekzekutua Henning.Por pak kohë pasi u rrëmbye Peter filloi të konvertohej dhe tani përdor emrin mysliman Abdul Rahman.Gazetari francez Nicholas Henin u mbajt peng së bashku me amerikanin Abdul-Rahman për katër muaj.Nga grupi i personave të marrë peng nga ISIS vetëm pak prej tyre janë konvertuar. Ata luten pesë herë në ditë dhe disa herë performojnë edhe lutje ekstra.Peteri së fundmi u ka dërguar një letër prindërve të tij, pak kohë pasi nëna e tij në një video në Youtube i lutej ISIS që të mos ta ekzekutonte 26 vjecarin.Në letër Peter shkruan se lutet çdo ditë dhe se nuk është i acaruar me situatën.“Jam në një situatë të komplikuar dogmatike, por jam në paqe me besimin tim”, - shkruan amerikani 26 vjeçar.Pas këtij mesazhi të sjellë nga Peter nëpërmjet letrës, prindërit e tij tashmë luten që së paku ku besim ta shpëtojë atë nga vdekja, siç ndodhi me fatin e 4 pengëmarrësve të tjerë.Peter Kassing u rrëmbye në Siri nga militantët pasi ishte punonjës humanitar. Në fillim kaloi kufirin turko-sirianë duke, shkuar në Siri me dëshirën për të ndihmuar njerëzit të cilët përballeshin me luftimet kundër militantëve.Duke rrezikuar jetën, ai vazhdoi të jepte ndihmën e tij, deri në momentin që u kap peng nga grupi ISIS.m.p/Oranews.tv