Tepelenë, Nishani dekoron Luftinjën për antikomunistët e saj të pushkatuar

Tepelenë - Presidenti Nishani, ka dekoruar sot komunën e Luftinjës në Tepelenë me titullin “Nderi i Kombit” me motivacionin:“Në vlerësim të veprës së lartë të vetëmohimit, sakrificës dhe shpirtit të lirisë të bijve të Zhapokikës, Luftinjës dhe Kamçishtit në kryengritjen e vitit 1948, një nga lëvizjet e para për një Shqipëri demokratike kundër instalimit të regjimit diktatorial komunist”.Dekorata i është dorëzuar kryetarit të komunës Gëzim Malkaj, ku është vlerësuar vetmohimi i 25 burrave mes tyre edhe baballarë të besimit bektashian. Këta burra sipas Simon Mirakës, "u pushkatuan po të tjerë u sakrifikuan, internuan u burgosën e sot në kuadër të 66-vjetorit të kësaj lëvizjeje antikomuniste, përulemi me respekt."Presidenti Nishani ka vendosur kurora me lule në memorialin kushtuar të rënëve dhe është shprehur se ajo është një ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit shqiptar.“Çeta e burrave të Zhapokikës , Luftinjës dhe Kamcishtit dolën me armë në dorë kundër diktaturës. Ata ranë në përpjekje për lirinë e vendit dhe ne sot i nderojmë që ata luftuan për ideale demokratike. Hymni i Baba Tomorit, është një dëshmi e qartë që ne sot t’i nderojmë e t’i përjetësojmë tek brezat e rinj për këtë sakrificë sublime që ata kanë dhënë” -është shprehur presidenti Nishani.ar.sh/Oranews.tvnishani