Edhe në shqip, Nobel-i i letërsisë: "Në kafenenë e humbur" nga Modiano
Tiranë - Shkrimtari francez, Patrik Modiano, 69 vjeç, është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi për vitin 2014. Akademia suedeze i ka dhënë çmimin ndërmjet 2010 kandidatëve me motivimin:“Rrëfyesi i artit të memoire-ve (memories), i cili me anë të penës së tij risolli në vëmendjen e lexuesit, fatet më të tmerrshme njerëzore dhe dëftoi pa doreza, jetën në vendin e tij gjatë pushtimit nazist.Libri " Në kafenenë e rinisë së humbur", i botuar në vitin 2007, është përkthyer nga frëngjishtja nga Diana Çuli në vitin 2010 për shtëpinë botuese "TOENA", drejtuesja e së cilës Irena Toçi shprehet mjaft e emocionuar për çmimin e fituar nga “Modiano” në vitin 2014: “Në rastin e Patrik Modiano”, i cili është përkthyer për herë të parë dhe ka vetëm një libër në shqip, - tha ajo, - pikërisht atë që ka botuar “Toena” në vitin 2010 me përkthimin e mrekullueshëm të shkrimtares Diana Çuli, mban titullin “Në kafenenë e rinisë së humbur”.Ky libër është vlerësuar mjaft edhe në Francë. Patrik Modiano është një shkrimtar, një gëzim shumë i madh në fakt edhe për ne si botues të tij në shqip, një botues bëhet pjesë e gëzimit të një shkrimtari kur ai vlerësohet kaq lart. Është një libër mjaft i bukur, sepse ai ka edhe ngjarje, edhe letërsi brenda. Ka edhe një stil shumë të spikatur. Nuk është një autor që është vlerësuar kaq shumë vetëm për ngjarjet, por edhe për stilin e tij që ëhstë mjaft i veçantë. “Nobel”-in e mori për kujtesën njerëzore, për shërbimin që i ka bërë dhe i bën kujtesës njerëzore.”Një nga arsyet pse "TOENA" është e vetmja shtëpi botuese e cila ka marrë përsipër përkthimin e veprës së Modianos, për Toçin është: “Ne e zgjodhëm pikërisht për këtë sukses që ai ka pasur në Francë, por edhe sepse vepra e tij mjaft e gjerë ka qënë e botuar dhe vazhdohet të botohet në gjuhët më të mëdha të botës. Ne kemi nisur botimin e veprës së tij me “Në kafenenë e rinisë së humbur” dhe në projektet tona të ardhshme përfshihet edhe një libër tjetër i tij, botuar vetëm 2 vjet më parë me titull “Horizonti”.Por si e ka gjetur "TOENA" shkrimtarin Patrik Modiano. Irena Toçi tha se “ne e zbuluam në katalogun e shtëpisë botuese Dalimar”. Në atë katalog ai zë një vend të rëndësishëm, është një nga autorët që ka marrë një nga çmimet më të mëdha që jep bota franceze në letërsi.”Patrik Modiano është shkrimtar francez dhe gjatë karrierës së tij ka shkruar shumë libra, të cilët janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai vjen nga një familje intelektualësh,ku babai ka qënë biznesmen dhe e ëma aktore. Në vitin 1968 ka qënë edhe viti i parë në të cilin ka hedhur në treg edhe botimin e tij të parë: "Sheshi i yllit". Shumë nga librat e tij janë autobiografikë por gjithashtu një literaturë të vecantë ai i ka kushtuar edhe fëmijëve. Të gjitha botimet e tij, Modiano ia ka besuar shtëpisë botuese "GANKUN", e cila ka një eksperiencë rreth 100 vjeçare. Për veprat e Patrik Modianos janë shkruar shumë artikuj kritikë në të gjithë botën.Dy çmimet e mëdha të karrierës së tij janë: ai i dhënë nga Akademia franceze dhe “Nobel”-i i vitit 2014.Çmimi i parë “Nobel” në letërsi është dhënë në vitin 1901 dhe ka qënë poeti francez Prydon, i cili e ka fituar atë. Në vitin 2013, çmimin “Nobel” në letërsi e ka fituar kanadezja Alis Mynro.[caption id="attachment_396911" align="alignleft" width="928"]
Botuesja Irena Toçi[/caption][caption id="attachment_396908" align="alignleft" width="958"]
Libri i Patrik Modiano-s[/caption]ar.sh/Oranews.tv