Një avion gjerman ndiqet nga 2 avionë luftarakë të NATO-s, panik në Durrës

Durrës - Një avion "Boing" që ndiqej nga dy avionë luftarakë italianë F16 ka kaluar sot me shpejtësi të madhe mbi hapësirën tonë ajrore mbi Adriatik duke shkaktuar një zhurmë të fuqishme, e cila është ndjerë në Durrës e deri në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00.Avioni civil gjerman, që shkonte në Afrikë, nuk i ishte përgjigjur kullës së kontrollit në Itali, duke shkaktuar dyshime tek autoritetet italiane të cilat kanë vënë menjëhërë pas tij në ndjekje dy avionë ushtarakë F16 të NATO-s.Nga kjo ndjekje ajrore është shkaktuar zhurma e ngjashme me dy shpërthime njeri pas tjetrit, i quajtur sipas ekspertëve ushtarakë, "boom-i sonik",  por që ka shkaktuar panik tek qytetarët durrsakë dhe ata kavajas, e që ka habitur edhe autoritetet lokale shqiptare. E vërteta u zbardh rreth orës 16:50 nga Policia e qarkut të Durrësit dhe Ministria e Mbrojtjes.Gazetari Llambi Kallço ka marë menjëhërë kontakt me Policinë e Durrësit dhe Kapitenerinë për t’u informuar lidhur me shpërthimet dhe i vetmi informacion që iu dha paraprakisht ishte se shpërthimet vinin nga deti, por që nuk ishte njoftuar për ndonjë stërvitje të forcave të NATO-s.(Video: Gazetari Llambi Kallço duke raportuar në lidhje telefonike)Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me "shpërthimet""Një avion “Boing” komercial i cili udhëtonte nga një kryeqytet europian në drejtim të kontinetit afrikan humbi për disa momente kontaktin me qëndrat e kontrollit ajror.Sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Shqiperia është palë, vendet fqinje anëtare të NATO-s bëjnë policimin ajror të territorit të Republikës së Shqiperisë. Mospërgjigja e këtij avioni, kur ai ndodhej në afërsi të hapësirës ajrore shqiptare, vuri në gatishmëri një ndër bazat NATO-s, prej të cilës u ngrit në ndjekje një çift avionesh luftarakë F16.Avionët luftarakë eskortuan për 10 minuta avionin në fjalë, deri në 8 milje në jug të kufirit shqiptar me Greqinë. Avionët F16, gjatë kësaj manovre, megjithëse mbi ujëra ndërkombëtare rreth 20 milje larg bregdetit shqiptar, për shkak të shpejtësisë mbi kufirin zanor kanë krijuar "boom-in" sonik, të konsideruar nga banorët si shpërthim.I sigurojmë qytetarët shqiptarë se kjo është një proçedurë e ndjekur me përgjegjsi të lartë nga autoritetet shqiptare dhe forcat e Aleancës.ar.sh/Oranews.tv (Video: Raportimi i parë i gazetarit nga vendi i ngjarjes)Oranews.tv