Tre juristë në “Tonight Ilva Tare”: Për reformën në drejtësi gjykohet vetëm në fund

Tiranë – Tre figura të njohura të fushës së drejtësisë gjykojnë se reforma e nisur në drejtësi nga qeveria është pozitive dhe duket premtuese, por vlerësimi për të mund të jepet vetëm në fund, kur të shihet produkti i saj, sesa efikas do të jetë.Gazetarja Ilva Tare ka mbledhur, mbrëmjen e së enjtes, në “Tonight Ilva Tare”, Sandër Simonin,  Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda; Altin Sheganin, Dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Gert Hoxhën, Kryetar i Bordit Drejtues të Gjyqtarëve.Pasi dhanë disa propozime për reformën, Simoni tha: "Në këndvështrimin tim mendoj që për vetë formatin që mori dhe për vetë nivelin e diskutimeve apo të ndërgjegjësimit tashmë, unë kam besim se do të jetë produktive, që vërtet ka ardhur një moment kur duhen vendosur pikat mbi i dhe duhet vepruar për ta përmbyllur atë që quajmë reformë."Ndërsa Shegani qe i mendimit se "jemi në fazën kur është shprehur vullneti i të gjithë palëve dhe kjo është një gjë shumë e mirë, por duhet të shohësh produktin në fund që të shprehesh për cilësinë e reformës. Unë mendoj se do të kemi një reformë cilësore nëse do të kemi një bashkëprodukt legjislativ."I ftuari i tretë, Hoxha shprehu besim: " Unë shpresoj dhe uroj që të jetë një reformë e tillë. Na intereson të gjithëve dhe në radhë të parë qytetarëve për të marrë një cilësi, një drejtësi sa më produktive. Por në këtë pikë unë do të doja të theksoja në fund edhe rolin e medias dhe të shoqërisë civile, që të jenë sa më bashkëpunuese me sistemin gjyqësor."Pjesë nga propozimet e dhëna dhe opinionet e të ftuarve:Ilva Tare: Z.Simoni, nga duhet nisur reforma sipas jush?Simoni: Këto zhvillime ne i ndjekim si aktorë në radhë të parë. Ka një udhërrëfyes të hedhur nga Qeveria dhe është rekomandimi që të ketë gjithpërfshirje. Është hedhur ideja që në Tryezën e Presidentit të sillen propozime konkrete.Ilva Tare: Z. Shegani, si e përjetoni këtë reformë?Shegani: Unë mendoj se reforma është një aspekt i rëndësishëm jo vetëm në drejtësi. Sigurisht që reformimi i institucioneve të drejtësisë është parësor, sepse ekuivalentohet me shëndetësinë, me sistemin e së drejtës së një shteti.Ilva Tare: Z.Hoxha, nevojë për reformë a ka? Çfarë nuk ka funksionuar?Hoxha: Unë mendoj që kritikat janë pak më të rënda se ç’është realiteti.Ilva Tare: Ndryshimet ligjore duhen bërë vetëm në gjyqësor apo dhe në drejtime të tjera?Simoni: Reforma nuk mund të jetë e pjesshme vetëm me procesin gjyqësor. Çështjet tona lidhet me mënyrën e funksionimit në tërësi të sistemit dhe si e tillë, nuk mund të konsiderohet një reformë e shkëputur. Por reforma nëse do të bëhet, do të bëhët në tërësi, me reformën ligjore, Prokurorinë etj.Shegani: Në sensin e një ndihmese, edhe Fakulteti i Drejtësisë mund të shikojë diçka. Segment i kësaj reforme është edhe ajo në sistemin e arsimit në këtë fushë, ku t’i jepet fund modelit aktual 3+2 dhe sipas meje do të ishte më i mirë modeli 5+0 ose edhe 4+1. Por kjo mund të shikohet, e rëndësishme është se sistemi 3+2 nuk ka sjellë asnjë lloj efikasiteti.Hoxha: Për këtë çështje, bashkohem me prof. Altinin që sistemi 3+2 le për të dëshiruar sidomos në fushën e drejtësisë. Sidomos sesi ishin konceptuar disa lëndë, sillte probleme, sepse studenti duhet të kishte më parë njohuri të përgjithshme e më pas të hynte në lëndë të caktuara. Po ashtu ka probleme me Shkollën e Magjistraturës. Deri para disa vitesh, ka qënë një rregull që studentët që dilnin të parët do emëroheshin në Tiranë e Durrës, por ka disa vite se studentë elitarë nuk duan të bëhen më prokurorë, sepse nuk e kanë të ardhmen të garantuar, nuk gjejnë terren për dijet e tyre.Simoni: Ne mendojmë që shumica e gjyqtarëve shqiptarë janë të ndershëm dhe profesionalë dhe sistemi jo më kot ka funksionuar sot. Në të përfshihet një pjesë e mirë e elitës intelektuale shqiptare.Ilva Tare: Si e shpjegoni ju që Gjykata e Rëndë që ka dosjet “e rënda” nuk ka të njejtin imazh si gjykatat e tjera?Simoni: Më duhet të jem modest. Ajo është një risi. Ka qënë e sukseshme sepse ka të bëjë me përbërjen e e saj, sepse në në 2003-in u zgjodh një trupë e mirë gjyqësore, me kritere etiko-morale.Ilva Tare: Disa propozime nga qeveria janë hedhur, a i keni ndjekur?Shegani: Në parim nuk ka asnjë të keqe që të afrosh propozime. Reforma nuk duhet bërë reformë për reformë, por më efikasitet. Unë mendoj se në gjithpërfshirje nuk duhet vetëm pozita e opozita, por edhe shoqëria civile, bota akademike.Hoxha: Do të ishte më e mira e mundshme nëse do të ishin të gjitha palët. Jam i mendimit që gjyqtarët do të kenë një rol parësor për një rol sa më të mirë dhe sa më afatgjatë. Në këtë kuadër duhet të marrë një rol edhe Konferenca Gjyqësore, që ka qënë apatike dhe duhet të “shkundet”.Ilva Tare: Mendoni se kjo reformë ka gjasa, ka premise, të jetë pozitive për sistemin?Simoni: Në këndvështrimin tim mendoj që për vetë formatin që mori dhe për vetë nivelin e dskutimeve apo të ndërgjegjësimit tashmë, unë kam besim se do të jetë productive. Në mënyrë që vërtet ka ardhur një moment kur duhen vendosur pikat mbi id he duhet vepruar për ta përmbyllur atë që quajmë reformë. Nuk mund të ketë një reformë të pafundme, që edhe ne të dimë se në cilin terren ku punojmë, duhet të ketë një kufi veprimi. Nuk duhet të ketë gjithmonë një lëvizje të pafundme ndryshimesh ligjore, strukturore etj.Ne kemi sisteme të tjera të vendeve të tjera ligjore apo institucionale të cilat janë të qëndrueshme, mbi 100, 200 vite. Në qoftë se ka dhe vullnet dhe angazhim tërësor të të gjithë faktorëve me ndërkombëtarët do të kemi një reformë dhe sistem drejtësie efikas. Edhe unë jam me atë që duhet të kemi vullnet politik, por edhe metodologji, që të dimë pjesën ku duhet të kontribuojmë.Shegani: Jemi në fazën kur është shprehur vullneti i të gjithë palëve dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Por duhet të shohëhs produktin në fund që të shprehesh për cilësinë e reformës. Unë mendoj se do të kemi një reformë cilësore nëse do të kemi një bashkëprodukt legjislativ.Hoxha: Unë shpresoj dhe uroj që të jetë një reformë e tillë. Na intereson të gjithëve dhe në radhë të parë qytetarëve për të marrë një cilësi, një drejtësi sa më produktive. Por në këtë pikë unë do të doja të theksoja në fund edhe rolin tuaj, të medias dhe të shoqërisë civile, që duhet të jenë sa më bashkëpunuese me sistemin gjyqësor dhe Unioni në këtë pikë duhet të ketë një kooperim të punëve, trainim të medias, në mënyrë që sistemin gjyqësor t’ua bëjmë më transparent, njerëzve, ta kuptojnë sesi funksionon. Nëse ne arrijmë të kuptojmë sesi fuknsionon sistemi i drejëtsisë, atëhërë do të bindemi më tepër për punën që kryhet dhe cilësinë e produktit.Ilva Tare: Që ta kuptojë edhe publiku përmes medias që jo të gjitha janë dele të zeza aty.Hoxha: Absolutisht, delet e zeza janë shumë pak. Do të bëjë një thirrje që të heqin dorë nga dënimi kolektiv dhe të vënë pikat mbi. Të drejtojnë gishtin atje ku duhet.Ndiqni të plotë emisionin “Tonight Ilva Tare”ar.sh/Oranews.tv