Fier, masat antiduhan, Bashkia dhe Prokuroria rezultojnë shkelës

Fier - Katër institucione shtetërore janë gjobitur për moszbatim të ligjit antiduhan në Fier.Nëse qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe të tregojnë kujdes për të respektuar ligjin dhe mosmarrjen e gjobave, e kundërta ndodh me administratën shtetërore.Kreshnik Ternova, nën cilësinë e drejtuesit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Fier, tha se masat e marra kanë rënduar mbi vet drejtuesit, për moszbatueshmëri të ligjit antiduhan.Kontrollet për shkeljet e mundshme të ligjit antiduhan vijojnë edhe gjatë natës.Inspektorët janë fokusuar më tepër në sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve për mospirjen e duhanit në ambjentet publik.