Pasurohet me rasatë korani liqeni i Ohrit, Zusi: Masa të ashpra ndaj peshkimit pa kriter

Pogradec - Liqeni i Ohrit në Pogradec është pasuruar me 550 mijë  rasate korani, me qëllim shtimin në ujërat e liqenit.Ka qenë një aksion i Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve në Pogradec, të cilët kanë hedhur rasatet në thellësi të këtij liqeni.Për zv/ministrin e Mjedisit Alban Zusi, penalitetet për kundravajtësit do të jenë edhe më të forta këtë vit.Për të pasuruar liqenin e Ohrit është ofruar për bashkëpunim edhe Inspektoriati i Peshkimit në Maqedoni.Kreu Rumen Stamenovski, theksoi se ashtu si peshku nuk ka kufi në ujë, ashtu do të njësohen edhe ligjet mes dy vendeve.Pasurimi i liqenit me rasate te rinj korani eshte një proces që bëhet çdo vit, pasi edhe peshku i koranit dhe rezervat e tij janë në pikë kritike.Zhdukja e koranit është një nga problemet kryesore të liqenit, për shkak të gjuetisë së tij pa kriter, edhe për faktin se shumë familje në Pogradec jetojne me peshkim.