Shkodër, fushata e sëmundjes së tërbimit, jo çdo fëmijë njeh kapsulat vaksinuese
Shkodër - Jo të gjitha shkollat kanë përfituar nga fushata sensibilizuese e qeverisë, për rreth sëmundjes së tërbimit dhe vaksinimit nga ajri të dhelprës së kuqe.Ndonëse urdhri përfshinte çdo qark të vendit, në Shkodër, ka kaluar përciptas.Drejtuesit e shkollave 9 vjeçare: "Ismail Qemali", "10 Korriku", "Martin Camaj", "Dobraç" etj, nga frika e ndonjë shkarkimi të mundshëm, thonë jashtë kamerave, se në institucionin që ato drejtojnë nuk ka patur asnjë fushatë të tillë.Por ka edhe prej atyre shkollave që kanë patur një fushatë një - ditore, e që rezultatet e saj i tregojnë vetë nxënësit, e ku edhe këta të fundit dijnë të tregojnë shumë pak. Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore në vend, sëmundja e tërbimit kishte si agjent transmetues dhelprën e kuqe, përfshiu edhe sistemin arsimor, me qëllim që fëmijët, në rast të kontaktit me kapsulën vaksinë për kafshën, të dinin si të vepronin e të mos e gëlltisnin.Ky projekt që mbështeti Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, por edhe atë të Bujqësisë, ishte nën asistencën financiare të Bashkimit Europian.