Një gazetë profesionale shëndeti nga "Salus", falas me këshillat e saj
Tiranë - Për herë të parë shqiptarët do të kenë në dorë një gazetë më këshilla mbi shëndetin, nga specialistët më të mirë europianë, që do të shpërndahet falas.Gazeta mban emrin “Salus News” dhe do të botohet nga spitali italian "Salus". Nisma synon që të sensibilizojë dhe t’u vijë në ndihmë shqiptarëve me këshilla mbi shëndetin. Botimin e prezantoi Drejtori Administrativ i spitalit "Salus", Luka Mocenni.“Jemi këtu për të prezantuar një gazetë të re “Salus”, - tha Mocenni, - një gazetë që shërben për t’i dhënë informacione, popullit shqiptar. Për ta ndërgjegjësuar për disa sëmundje që janë të panjohura, sepse mungojnë njohuritë në këtë vend. Veç kësaj do t'ju informojmë edhe për shërbimet që ofron spitali” – theksoi ai.Kjo gazetë do të jetë e përmuajshme, me 12 faqe, ku do të përfshihen artikuj të ndryshëm informativë lidhur me evenimentet mjekësore, informacionet shëndetësiore, kongrese dhe seminare mjekësore të organizuara nga spitali "Salus", inovacione të fushës së mjekësisë.Oranews.tv