Ebola, një anglez vdes në Shkup, por Maqedonia mohon
Nuk ka asnjë rast me Ebola në Maqedoni!Autoritetet vendase hodhën poshtë pretendimet se shtetasi britanik që ndërroi jetë në spitalin e Shkupit, të ishte i infektuar me virusin vdekjeprurës.Sipas ministrisë së Shëndetësisë maqedonase viktima kishte temepraturë të lartë dhe hemoragji, që në fakt janë simpotmat tipike të sëmundjes.Doktoresha Jovanka Kostovska, e Departamentit të Sëmundjeve Infektive tha për mediat:"Gjendja e tij ishte mjaft e rëndë, por pas infomacioneve shtesë që morëm, mësuam se personi në fjalë kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli çka mund të shkaktojë të njëjtën gjendje".Britaniku për tri ditë me radhë ka pasur dhimbje barku dhe temperaturë, dhe është dërguar me urgjencë pasditen e 9 tetorit ne klinikën për sëmundje infektive.Por pas një ore e gjysëm ai ka ndërruar jetë. Fillimisht u dyshua se vdekja ishte shkaktuar nga virusi i Ebolas dhe ekipet mjekësore menjëherë pas vdekjes së britanikut, kanë dezifektuar hotelin ku turisti qendronte por edhe klinikën ku ai u mjekua.Po ashtu të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të po i nënshtrohen ekzaminimeve.Kostovska tha se disa analiza janë dërguar në Gjermani për të kryer teste më të hollësishme.Një zyrtar tjetër maqedonas kishte konfirmuar më parë se një britanik i dytë kishte shfaqur simptoma të së njëjtës sëmundje, por Kostovska nuk e ka konfirmuar.Mediat britanike kanë raportuar se viktima kishte udhëtuar në Maqedoni direkt nga Britania, duke rritur frikën se virusi, që deri tani ka marrë jetën e 4 mijë njerëzve në Afrikën Perëndimore, mund të ketë mbërritur në Britani.Raste të dyshimta ka pasur ditën e djeshme edhe në Paris, ndërsa në Spanjë numri i të izoluarve nga frika se janë infektuar, ka arritur në shtatë vetë.Ndërkohë, një tjetër rast është shfaqur në Qipron turke, ku dyshohet se një student 26-vjeçar me origjinë nga Togo është infektuar. Personi është izoluar në spitalin e pjesës veriore të Nikosias ku dhe po kryhen analizat e mëtejshme.Në Spanjë gazetarja e “The Telegraph” raporton nga Madridi se stafi I mjekëve refuzojnë të kurojnë pacientët me Ebola për shkak të frikës së një infeksioni“ Stafi mjekësor në Madrid refuzon të trajtojë pacientët që dyshohet se janë të infektuar me virusin e Ebolas ndërsa gjëndja shëndetësore e një infermiereje spanjolle e cila është infektuar nga virusi është përkeqësuarLajmi u perditesua më 10 tetor 2014