"Europa 2020" për arsimin, ekspertët: Të rinjtë pa punë, universitet të mos masivizohen
Tiranë - Sipas statistikave të INSTAT 33% e të rinjëve të arsimuar janë të papunë.Kjo ka bërë që autoritetet e arsimit, por dhe opozita e pjesëmarrës nga universitet shtetërore dhe private në një tryezë të përbashkët, të shohin mundësisë se çfarë duhet të ndryshojnë në arsimin e lartë, që ndikoi edhe në përgatitjen e të rinjëve në tregun e punës.Autoritetet e arsimit thanë se arsimi profesional, i afron këta të rinjtë në treg dhe këtë vit sipas tyre statistikat janë të larta, ka 40% rritje të numrit të nxënësve në to.Por opozita nëpëmjet deputetit Genc Pollo tha se këto statistika nuk janë reale.Ndërsa debate për arsimin profesional dhe ndjekësit e tij vijon, ekspertë të arsimit të lartë thanë se duhen bërë disa hapa, sipas projekteve të bëra nga Europa 2020.Ekspertët thanë se kërkimi shkencor nuk është realizuar dhe se duhet patjetër të merret në konsideratë, po ashtu edhe masivizimi i universiteve.Çështje këto që sipas Ministrisë së Arsimit do të ndiqen me prioritet.