Ndryshon komunikimi Rama- Kumbaro, "korrieri" i tyre Niko Peleshi
Dy javë pasi ministrja u shfaq në kuvend e përlotur pas një debati me kryeministrin Edi Rama, mes tyre duket se ka ndryshuar forma e komunikimit. Në seancën e sotme parlamentare (9 tetor 2014) megjithëse shumë afër, Rama dhe Kumbaro kanë përdorur zëvendëskryeministrin, Niko Peleshi, si korrier.Tirane- Momenti kur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u gjend në vështirësi deri në përlotje për shkak të një komenti të rreptë të kryeministrit Edi Rama bëri xhiron mediatike.Por dy javë pas asaj seance duket se ministrja Kumbaro ka shpëtuar nga momentet e përballjes me kreministrin që mund ta çonin sërish në përlotje.Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme të Kuvendit porositë për çështjet e kulturës, ministres Kumbaro duket se ia ka kaluar me korrierë.Nëse shefit të qeverisë, i është dashur pak kohë shpeguese, zëvendëskryeministri dhe ministrja e Kulturës, kanë qëndruar për disa minuta duke disktutuar për porositë që duket se u nisën nga shefi i qeverisë.


(Video: Ministrja Kumbaro shpjegon debatin që bëri me kryeministrin Rama në Kuvend)Oranews.tv