Vëllai i Gates: Ku e ka hallin Didi?! Gatja e çoi në spital kur u plagos

Gjirokastër-  "Policia e Saimir Tahirit tani po merret me gratë e Lazaratit". Kështu ka pohuar për Ora News i indinjuar vëllai i Gate Mahmutaj një ditë pas protestës në Lazarat kur pas arrestimit të vëllait dhe nipërve të tij, arrestohen edhe femrat e familjes Mahmutaj.Në versionin e tij të ngjarjes Marjana dhe Natasha Mahmutaj janë pikasur nga policia, ndërsa po merrnin fëmijët e tyre gjatë protestës së organizuar ditën e djeshme në fshatin Lazarat.I pyetur mbi veprat penale të kryera sipas policisë nga Natasha Mahmutaj e cila akuzohet si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, dhe e evidentuar përsëri si një nga pjesëtaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat, Nasip Mahmutaj thotë se nëse këto akuza janë të vërteta përgjegjësia mbetet mbi shtetin që nuk i ka vërtetuar më parë, por i nxjerr këto akuza pikërisht në këtë moment."Policia i ka arrestuar kot. Gruaja ime dhe bashkëshortja e Gates po shkonin te merrnin fëmijët nga shkolla. Pasi moren fëmijët, që ishin në protestë, erdhi policia dhe i arrestoi në shtëpi. Nëse ka pasur precedentë kunata, ku ishte shteti më përpara që nuk e ndaloi”Një ditë pas protestës në Lazarat ku u përfshinë nxënës, gjimnazistë dhe banorë të fshatit, situata edhe pse në dukje e qetë, vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa numri i të arrestuarve nga policia ka shkuar në 9 persona, mes të cilëve dy gratë e familjes Mahmutaj.Sipas policisë,40 vjeçarja Natasha Mahmutaj “është e evidentuar si një nga pjestarët e grupit që kanë sulmuar me armë forcat e Reparit Renea në vitin 1998 ku mbetën të plagosur 8 efektivë të policisë, si dhe është e evidentuar përsëri si një nga pjestaret e grupit që kundërshtuan me armë forcat e policisë gjatë operacionit antikanabis të zhvilluar në muajin Qershor në Lazarat.”[caption id="attachment_396851" align="alignleft" width="640"]vellai i gate mahmutaj Në foto: Vëllai i Gate Mahmutaj[/caption]Prononcimi i Nasip Mahmutajt për tv "Ora News""Jam vëllai i Gate Mahmutajt, kunati i nuses së Gates dhe i Marjanës, që dje i arrestuan sepse vajtën të merrnin fëmijët në shkollë. Atje ishte bërë një trazirë, nuk e di se çfarë, filluan të merrnin kalamajtë dhe policia i arrestoi, në shtëpi, brenda. Ne e kemi paguar 150-ën, akoma do të paguajmë?! Demokracinë e kemi larë me gjak. Në qoftë se Saimir Tahiri apo Didi kanë ndonjë gjë, ka mbetur dhe plaka ime në shtëpi. Të vijnë të marrin dhe plakën time, të më marrin dhe mua. Dy kanë mbetur në shtëpinë tonë, në familjen tonë, me mbiemrin Mahmutaj. Prandaj iu lutem edhe njëhërë atyre, Tahirit dhe Didit, ta shikojnë edhe njëhërë këtë çështje, most ë marrin njerëzit në qafë, se dimë ç’do të thotë demokraci,po ata e ngatërrojnë demokracinë me komunizmin, me Enver Hoxhën. Se në kohën e Enver Hoxhës, gjyshi im e ka paguar me gjak demokracinë. Sot na çohen demokratët, se jemi në demokraci sot, e s’ka më burra, vijnë e marrin gratë tani. Tani kanë kaluar nga plaka. Të më marrin në telefon se vete dorëzohem vetë unë, jo të vijnë të më arrestojnë e plakët ta bie vetë në polici.Gratë i morën dje në orën 2. Erdhën në shtëpi dhe i morën. U thanë për një verifikim.Thonë gruaja e Gates në ’97-ën ka qëlluar me armë. Po që nga ’97-a e deri më sot, pa pushtet? Ku ishim? Nuk e merrnin dot dje, pardje, para një viti sepse kishte qëlluar me armë? Këtë pyetje ia bëj Didit. Ku e ka hallin Didi? Sepse është plagosur në Lazarat? Do të hakmerret? Po ai vëllai im e mori kur u plagos Didi, ai vëllai im e mori dhe e çoi në spital, atë zotërinë. Nuk e di, dua vetëm drejtësi."(Video: Deklarata e plotë e Vëllait të Gate Mahmutaj)