Gjosha sërish apel opozitës: Të hapur të dëgjojmë çdo kërkesë
Tiranë- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ftoi sërish sot opozitën të bëhet pjesë e parlamentit. Në një deklaratë për mediat pas publikimit të progres-raportit, Gjosha tha se mazhoranca është e hapur të diskutojë për të gjitha kërkesat që ka opozita.“Duhet të jemi të vetëdijshëm se puna që na pret është më e madhe se ç’kemi kryer. Procesi i integrimit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë.Qeveria ka angazhim të palëkundur për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët që të garantojmë gjithëpërfshirjen. I bëj thirrje palëve të vendosin axhendën e integrimit mbi axhendën politike. Për përmbushtjen e 5 prioriteteve do të ngrihen grupe pune.Sipas Ministres së Integrimit, ulja e të gjitha palëve në tryezën e drejtësisë të thirrur nga Presidenti, tregoi bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës nuk është e pamundur.“Reforma në drejtësi mbetet thelbësore dhe fryma e tryezës së 6 tetorit duhet të vazhdojë me tej me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare. Do vijojmë reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit. Për diaolog me opozitën e kemi ftuar shpesh herë, pasi vendi ku zhvillohet debati politik është parlamenti, ku të gjithë deputetët janë zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.Jemi të hapur të bisedojmë për cdo kërkesë të saj, që një opozitë të jetë e fotë ka nevojë për qeverinë dhe ne kemi nevojën për opozitën që të ndërmarrim reforma. Reforma në drejtësi ka treguar që nuk është e pamundur të diskutohet për cështje konkret”.Ministrja Gjosha theksoi se sfida e radhës për Shqipërinë është hapja e negociatave e cila kushtëzohet nga përmbushja e 5 prioriteteve kyçe.“Shoqëria shqiptare duhet të jetë e qartë dhe e informuar se procesi i integrimit të vendit realizohet hap pas hapi, është kompleks dhe kërkon kohë”, tha Ministrja Gjosha.