Maxhoranca miraton 2 anëtarët e AMA, PD apel të tërhiqen

Tiranë- Mazhoranca e ka çuar deri në fund e vetme miratimin e dy anëtarëve të rinj të Autoritetit të Medias Audiovizve.Në seancën e sotme plenare, shumica miratoi me votim të fshehtë,  emrat e Pirro Mishës dhe Gledis Gjipalit, si anëtarët e mbështetur prej saj në bordin e AMA.I menjëhershëm ka qenë, reagimi i opozitës e cila ka bojkotuar çdo mbledhje të Komisonit të Medias, edhe pse nga demokratët duhej të porpozohej emri i tretë i AMA-s.Gjykata Kushtetuese dhe ajo Adminsitrative janë dyert ku pritet të trokasin demokratët për të rrëzuar vendimarrjen me votë të shumicës, por deri atëherë, kreu i Komisionit të Medias Genc Pollo, thirrjen për tu tërhequr e lëshoi për dy emrat e votuar në Parlament.Me votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 abstenime Gledis Gjipalin si anëtar të AMA-s dhe me 71 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime Pirro Mishën.79Dy kandidaturat e shumicës u përzgjodhën pas eleminimit të 11 emrave nga 25 kandidatë, ndërkohë që emrin e 3-të ja kanë lënë për zgjedhje opozitës.Ndonëse nënkryetari i komsionit të medias, Alfred Peza, tha dje se e gjithë kjo procedurë është në frymë të ligjit dhe Kushtetutës, demokratët e cilësuan precedent në kufijt e qesharakes.Për Ora News, deputeti Luciano Boçi, tha se ligji e përcakton qartë procedurën që duhet ndjekur.Sipas Bocit, këtij ngërci të krijuar si shkak i mos respektimit të ligjit nga ana e mazhorancës mund ti japë përgjigje Gjykatëa Kushtetuese dhe ajo administrative.