Qeveria financon "70 Vjet Çlirim", restauron edhe Varrezat e Dëshmorëve

Tiranë – Qeveria shqiptare ka vendosur ta festojë me solemnitet, 70-Vjetorin e Çlirimit të Atdheut, duke i akorduar fonde shtesë disa institucioneve për të organizuara aktivitetet e përcaktuara.Konkretisht, Ministrisë së Mbrojtjes i shtohet fondit prej shtatë milionë lekësh për kryerjen e punimeve restauruese në vendkomandnë taktike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të veteranëvePrefekturës Tiranë i jepet fondi prej një milion lekësh për kryerjen e punimeve restauruese në Varrezat e Dëshmorëve, Tiranë në përgatitje të ceremonisë zyrtare të nderimit.”Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare fondi prej një milion lekësh, për organizimin e pritjes zyrtare në Pallatin e Kongreseve, me rastin e 70 - Vjetorit të Çlirimit të Vendit.”ar.sh/Oranews.tv