Çefa: Ndërhyrja e politikës në drejtësi, fakt: E drejta e ministrit të procedojë gjyqtarë
Tiranë – Nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa ka pohuar se ka fakte për ndërhyrjen politike dhe korrupsionin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ashtu siç thuhet në atë pjesë të Raportit të Progresit të Shqipërisë në të cilën thuhet se “funksionimi i sistemit gjyqësor vazhdon të jetë i prekur nga politizimi…ndërkohë që korrupsioni në gjyqësor mbetet një problem.”Në një intervistë në “Ora News” për gazetarin Edvin Preçi, Çefa tha se kjo është e konkretizuar tek e e drejta ekskluzive e Ministrit të Drejtësisë për të propozuar procedimin disiplinor për gjykatësit dhe njëhkohësisht, anullimin kohë e pa kohë të kërkesës së tij prej po atij vetë.“Procedimet disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë, në bazë të së drejtës së tij ekskluzive për ta kërkuar një gjë të tillë në KLD, - tha Çefa, - janë trajtuar nga KLD-ja. Për hir të së vërtetës, jo në të gjitha rastet, Ministrit të Drejtësisë i ëhstë dhënë ajo ç’ka ai ka kërkuar, sepse kjo është çështje vlerësimi e anëtarëve të KLD-së, ata për këtë punë janë aty, por duhet thënë se në disa raste – sigurisht që Pregres Raporti nuk mund të shkonte deri ën këto detajime teknike – në disa raste ka qënë vetë Ministri i Drejtësisë, i cili, megjithëse kishte propozuar në procedim disipinor ndaj një gjyqtari të caktuar, është tërhequr, që do të thotë se jo vetëm ka qënë Këshilli në disa raste që nuk ka pranuar propozimin fillestar të Ministrit, por në shumë raste, madje në më shumë raste ka qënë vetë Ministri i Drejtësisë që ose është tërhequr nga procedimi në mënyrë totale, ose ka kërkuar një masë disiplinore më të ulët ndaj një gjyqtari të kërkuar të proceduar. Kjo është pikërisht kritika që Progres raporti bën në pikën e katërt, në problematikën e katërt dhe për këtë arsye, me shumë të drejtë, e konsideron eskluzivitetin e Ministrit të Drejtësisë në këtë procedurë, një ndërhyrje politike.”Përsa i përket reformën në drejtësi në tërësi, që është duke zhvilluar Qeveria, N.Kryetari i KLD-së tha se në Raport, fjala kyçe ishte që reforma le të bëhet, por ajo të jetë gjithpërfshirëse. E vërteta është se këto ligje për drejtësinë, nuk janë konsultuar as me KLD-në, që është aktori kryesor, por as me ekspertët ndërkombëtarë.ar.sh/Oranews.tv