Rehabilitimi i Piramidës, projekti kinez “ndez” debatin për ndërhyrje
Ish-muzeu i Enver Hoxhës që sot njihet si Piramida do të marrë një formë tjetër nga studio kineze projekti i së cilës u shpall fituese nga konkursi i organizuar nga Ministria e Kulturës. Por ende në embrion ideja e transformimit është ndeshur në kundërshtime të forta. Arkitekti Artan Shkreli ka qënë i pari i cili i ka thënë jo rehabilitimit të saj.“Do të kishte qenë një konkurs serioz, gjë e cila nuk ishte në qoftëse do ishin marrë parasysh kushtet në të cilat ky objekt ndodhet, dhe kushti themelor i këtij objekti është që ky është një objekt i klasifikuar si monument kulture për vlerat arkitekturore dhe urbanistike që ky mbërthen në vetëvete. Ta zhveshësh objektin nga këto vlera do të thotë mos jetë më ky objekt. Studio kineze që fitoi këtë konkurs e zgavëronte objektin. Ajo projekt ide nuk do realizohet ndonjëherë këto janë fantazitë”, tha Shkreli.Por vetë organizatorët e konkursit, Saimir Kristo dhe Gjergji Dushniku megjithëse e pranojnë vështirësinë e implementimit të projekt idesë, e shohin atë si mundësi për t’i rikthyer gjelbërimin qëndrës së Tiranës.“Nuk mund të themi që projekti është surreal sepse është një projekt ide. Të pestat projekte kanë cilësi shumë të mira dhe këto mund t’i japin një shtysë autoriteteve qëndrore”Por në thelb çfarë është projekti i studios kineze i cili ka ngjallur kaq shumë polemika.“Projekti bën një integrim shumë të mirë, dhe rifutjen e gjelbërimit praktikisht nga sheshi i Piramidës projekti propozon që ky të quhet parku i Piramidës, pra lith shumë qartë futjen e gjelbërimit, pamja ngelet po ajo. Në vend të xhamave ajo krijon aksese ku mund te futet gjelbërimi”Piramida aktualisht është në gjendje të mjeruar.Brenda pak vitesh ka pasur disa ide për transformimin e saj, por nga pamjet duket qartë se përveç rrënimit nga kjo vepër e shpallur monument kulture asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.