Vlorë, epidemi nga uji i pijshëm në Novoselë, 25 persona në urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2014, 17:43
Vlorë-Brenda një periudhe prej 3 ditësh në urgjencën e spitalit të Vlorës janë paraqitur 25 persona me probleme gastrointestinal, 13 prej të cilëve janë fëmijë.Të gjithë pacionetët e sëmurë vijnë nga Komuna e Novoselës, çka bëhet fjalë për një epidemi në këtë komunëm, dhe dyshohet që burimi i epidemisë të jetë uji i pijshëm.Sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik, janë marrë mostra dhe pritet të dalëin përgjigjet për të vërtetuar origjinën e epidemisë.