Policia, IMEI dhe Media në Shqipëri, vend të veçantë në progres-raportin
Progres Raporti i Komisionit Europian në fokusin e tij ka patur dhe punën e bërë nga Policia e Shtetit sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikut të drogës. Në progres raport thuhet se pavarësisht aksioneve të sukseshme në Lazarat dhe Dukagjin ka ende shumë punë për tu bërë nga autoritet vendase.“Përsa i përket këtij problemi duhet më shumë punë për ta adresuar atë në mënyrë të qëndrueshme.Vlerësimi i rreziqeve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të përmirësohen. Autoritetet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në luftën kundër kultivimit të kanabisit, i cili është një problem serioz.”Në raport është prekur dhe një nga temat më të nxehta të debatit poltik,regjistrimi I numrit IMEI."Shqipëria duhet të jetë e sigurt se çfarëdo lloj mase që kërkon ruajtjen e të dhënave , si psh kodin IMEI të celularëve është në përputhje me parimet e ligjit të Bashkimit Europian"Në lidhje me funskionimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Komsioni Europian ka rekomanduar, forcimin e pavarësisë së këtij institucioni, dhe plotësimine vendeve vakante." Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria ka nevojë urgjente për të trajtuar prioritetet e identifikuara, në veçanti për sa i përket forcimit të pavarësisë së autoritetit rregullator të medias dhe të transmetuesit të shërbimit publik, duke lejuar funksionimin e tyre në mënyrën e duhur dhe plotësimin e pozicioneve të lira.”