Radhë tek Ministria e Arsimit, studentët s'marrin dot dosjen e plotë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2014, 18:00
Alion Malaj është një nga "viktimat" e piramidave të arsimit privat. Në momentin kur qeveria i mbylli dyert universiteti ku studionte, ai priste të merrte diplomë e të bëhej arkitekt.Pas 5 viteve studimi ky student nuk mund të marrë këtë sezon diplomën por në anën tjetër nuk ka as dosjen e plotë nga minsitria e Arsimit për të aplikuar për tu transferuar.Si rasti i Alionit janë më mijëra studentë, të cilët kërkojnë numrin e matrikullimit. Sërish në radhë studentë dhe prindër presin plotësimin e dosjeve.Këta student duhet të aplikojnë dhe të regjistrohen brenda 13 tetorit në të kundërt e humbasin të drejtën për të vazhduar universitetin.