Universiteti i Tiranës nderon me "Honoris Causa", juristin amerikan Roger Sherrard

Tiranë - Rektorati i Universitetit të Tiranës i jep vlerësimin “Doctor Honoris Causa”, juristit amerikan Roger Sherrard. Rektori Dhori Kule tha se tashmë juristi i njohur është pjesë e Universitetit të Tiranës dhe si i ftuar mund të ofrojë përvojën e tij të gjatë profesionale.Ndërsa nga ana e tij, Sherrard u shpreh se ky titull e nderon. Ai tha se është e rëndësishme përsosja e mëtejshme e sistemit gjyqësor në Shqipëri, sidomos gjatë procesit integrues të vendit. Sherrard nuk është emri i panjohur në Shqipëri.Në Gjykatën Kushteturese ai vazhdimisht ka qënë i ftuar në konferenca për të folur mbi shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë.Oranews.tv