Progres-raporti për Shqipërinë, Fyle: Debati politik të zhvillohet në Kuvend
Stefan Fyle ka prezantuar progres-raportin me rezultatet e të gjitha vendeve kandidate për anëtarësim në BE. Eurokomisioneri për zgjerim theksoi rëndësinë e vijimit të reformave të vendeve kandidate, duke vënë theksin tek demokratizimi i institucioneve, ndarja e pushteteve dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së.Për Shqipërinë, Fyle tha se vendi ka nevojë të konsolidojë reformat aktualë. Ndërsa theksoi se debati politik duhet të zhvillohet në Kuvend.I vetmi vend i cili mbetet në vend numëri sipas Fyles, është Bosnjë Hercegovina, për të cilin vuri theksin te zgjedhjet e tetorit, të cilat i konsideroi si vendimtare.Fyle: Mali i ZI, hapa të rëndësishëm“Mali i zi ka ndërmarrë hapa të rëndësishme. Janë hapur disa kapituj implementimi dhe reforma për zbatimin e e ligjit ka filluar. Një reformë e nevojshme do të jetë çelsi për të caktuar hapat e radhës së negociatave.”Fyle: Serbia, të hapet një fazë e re me Kosovën“Hapja e negociatave ishte nje pikë kthese në marrëdhëniet e BE me Serbinë. Serbia ka nevojë të vazhdojë zbatimin e reformave dhe prioriteteve në mënyrë që dhe hapat e mëtejshme të varen nga prioritetet kyçe dhe nga normalizimi i situatës me Kosovën. Të krijohet një moment i ri mes Beogradit dhe Prishtinës për të shmangur pengesat dhe të hapet një faze e re në këtë proces.”Fyle: Maqedonia, qeveria dhe opozita ta kthejnë dialogun në parlament“Procesi i hyrjes në e BE të Maqedonisë mund të bëhet vetëm fal marrjes së aksioneve të shumta, sigurimi i lirsë së shprehjes se mediave. Ka nevojë urgjente për të zgjidhur një zgjidhje të përbashkët. Qeveria dhe opozita të marrin masa për të kthyer dialogun në Parlament.Shqipëria, Fyle: Dialogu politik të zhvillohet në Kuvend“Shqipërisë iu dha statusi kandidat në qershor si një vlerësim për progresin e berë në përmbushjen e kërkesave të BE. Vendi ka nevojë të konsolidojë reformat aktuale dhe të shmangë sfidat të cilat e pengojnë të jetë pjesë e BE. Qeveria dhe opozita duhet të sigurojnë që debati politike të bëhët në parlament.”Bosnja dhe Hercegovina, Fyle: Në vend numëro“Bosnja dhe Hercegovina mbetet në vend numëro përsa i përket hyrjes në BE, zgjedhjet e tetorit do të jenë thelbësore që vendi të flaës një zëri dhe të shmngë problemet ekonomike dhe të shfaqë progresin e saj në procesin e Integrimit”Kosova, Fyle: Negociatat për stabilizim asociim, pikë kyçe“Nisja e negociatave të stabilizim asocimit me Kosovën është një pikë kycë, duhet të përmbushë një serë reformash në zbatimin e ligjit.”