Belgjika del nga ngerçi politik pas kater muajsh

Pas katër muaj ngërç politik, partitë e qendrës së djathtë në Belgjikë kanë rënë dakord të formojnë qeverinë dhe betimi pritet të bëhet të shtunën.Qeveria do të udhëhiqet nga liberali frengjishtfoles, Charles Michel, 38 vjec, i cili do të jetë kryeministri më I ri i Belgjikës që prej vitit 1841. Marrëveshja u arrit pas 29 orë bisedimesh dhe 135 ditë pasi belgët hodhën votën e tyre.Gjithësesi, kjo marrëveshje erdhi më shpejt krahasuar me atë të qeverisë së kaluar socialiste, që u nënshkrua pas 541 ditëve bllokim. Michel, nga partia liberale MR, do të drejtojë një koalicion ku përfshihen edhe dy partitë e tjera, ajo e holandezëve dhe ajo e nacionalistëve N-VA.Analistët politikë e kanë etiketuar qeverinë e re me emrin "koalicioni suedez", për shkak të ngjyrave blu dhe e verdhë të partive të koalicionit. Pas bisedimeve maratonë, kristian-demokrati Kris Peeters dekalroi se marrëveshja u arrit dhe tani do të fillojmë punën.Ndërsa një anëtar i partisë së kryeministrit Michel, Didier Reynders vlerësoi mënyrën e menaxhimit të negociatave dhe propozimin për të mbajtur defiçitin buxhetor në nivelin 3 për qind të GDP-së. Qeveria e re ka premtuar uljen e taksave, dhe gjithashtu ka planifikuar rritjen e moshës së pensionit nga 65 në 66 në vitin 2025 dhe në 67 në 2030.