Elbasan, fluks nga virozat në pediatri, mjekët: Spitali mirëmbahet me aq mundësi sa kemi

Elbasan-Të shohësh fëmijën të sëmurë është makth për një prind, por kur vendi ku pretendohet të kurohet është si një godinë e braktisur, ankthi kapërcen çdo logjikë.Në Elbasan, godina e spitalit të pediatrisë, e ndërtuar vite më pare, nuk mund të përshkruhet si imazhi shpëtimtarë i vogëlushve të sëmurë.Megjithatë për shefen e pediatrisë Irena Palloshi, stafi përpiqet ta mirëmbajë me mundësitë që ka.Në pediatrinë e Elbasanit, marrin mjekim rreth 60 fëmijë në 24 orë, kryesisht nga virozat, çka për spitalin është brenda kapaciteteve, ndërkohë vetëm 20 prej tyre mund të shtrohen për mjekim më të specializuar.