Fier, kapen 3 autobote me naftë, pranga 4 shoferëve, po e shisnin në tregun e zi

Fier - Katër persona janë arrestuar në flagrancë për vjedhje të naftës bruto. Policia e Fierit arrestoi Sotiraq Sollakun, Klevi Saliajn, Sokrat Yzeirin e Bashkim Shehajn, të cilët drejtonin 3 autobotë me targa AA 809 DA, AA 286BZ dhe AA 683 CY, të ngarkuar me naftë, por që i ishte ndryshuar destinacioni.Sipas policisë, të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke i ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit një sasie prej 100 tonë naftë bruto. Pas këtij devijimi dyshohet se kjo sasi do të tregtohej në pika të ndryshme private, të cilat merren me tregti hidrokarburesh. Policia i ka shtrirë hetimet për të zbuluar të tjerë persona, të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të arit të zi.Por menjëherë pas aksionit të policisë ka reaguar Albpetrol, e cila sqaron se autobotët janë në pronësi të një kompanie nënkontraktore të shoqërisë “Albpetrol” sh.a, e cila kryen transportin e naftës. Sipas saj, shoqëria disponon të gjithë dokumentacionin ligjor për transportin e sasisë në fjalë dhe se autobotët kanë qenë të vulosur konform ligjit.Oranews.tv