Aksident në tiranë, një i vdekur, makina përplas për vdekje motoristin

Tiranë - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në në mëngjes pranë parkut të autobusëve, ku një makinë është përplasur me një motocikletë.Për pasojë Pëllumb Brahimi, 68 vjeç, drejtuesi i motorrit ka marrë plagë të rënda pas përpalsjes dhe është dërguar në spitalin e Traumës ku ka mbërritur pa shenja jete.Trupi i 68-vjeçarit qëndroi në mes të rrugës i pambuluar në pritje të autoambulancës, ndërsa dhjetëra kureshtarë dhe forcat e policisë qëndronin pranë rrugës.Policia ka ndalur drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimin për ngjarjen e rëndë.