E rrallë, eklipsi i hënës së kuqe shfaqet për herë të dytë këtë vit
Për plot 59 minuta, sot, eklipsi hënor, i dyti për këtë vit, bëri që sateliti natyror i tokës të ngjyrosej me të kuqe, një femonen ky tepër i rrallë.Hëna nisi të futej në skajet e hijes së tokës rreth orës 9:15, me orën europiane, ndërsa eklipsi i plotë nisi në orën 11:25.Vëzhguesit nga zona e Paqësorit dhe nga pjesa perëndimore e Amerikës së Veriut dhe Jugut kanë shijuar pamjet më të mira, ndërsa europianët dhe afrikanët nuk kanë pasur mundësi ta shikonin hënën e kuqe, për shkak se orbita e hënës është pak më devijuar nga ajo e tokës.Ngjyra e veçantë e hënës gjatë eklipsit ndodhi sepse hija e tokës përmes së cilës ajo kaloi është e kuqe, pasi kur rrezet e diellit kalojnë përmes atmosferës së tokës, të gjitha ngjyrat e tjera zhduken.Më 23 tetor banorët e Amerikës së Veriut do të shijojnë edhe një eklips të pjesshëm diellor, kur hija e hënës do të zerë deri në 66% të sipërfaqëes së diellit.