Beteja më miellin, Panariti në Prishtinë: Do pranojmë çdo produktet me standard

Është bërë një keqkuptim nga ana e mediave, sepse të gjitha produktet ushqimore dhe bujqësore të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund të eksportohen në Shqipëri.Kështu u tha gjatë takimit që u zhvillua me Ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Ushtimit dhe Veterinarisë së Kosovës, Valdet Gjinovci, si dhe me përfaqësues të bizneseve.Ministri tha se produktet kosovare janë produkte të sigurta cilësore dhe që i plotësojnë standardet evropiane.Edhe Gjinovci, i bëri thirrje mediave që t'i largoheshin keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve të panevojshme, sepse sipas tij, të gjitha produktet që prodhohen dhe importohen monitorohen dhe vlerësohen nga ana e agjencisë që ai drejton.Ndërkohë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, të pranishëm gjatë takimit, i garantuan Panaritit se mielli që prodhohet në Kosovë shtë brenda standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian.