Fytyra e re e Ora Ekonomi, çdo javë në RTV Ora News

Nga e hëna e 6 tetorit "Ora Ekonomi" emisioni i përjavshëm në RTV Ora News i moderuar nga gazetari Besart Kadia vjen tek ju me një studio të re.Sipas të dhënave të EUROSTAT Shqiperia mbetet ndër vendet më të varfëra në Europë, pavarsisht hapave të mëdha që ka bëre në 20 vitet e fundit.Në këtë sipërmarrje kombëtare gjejmë veten dhe në çdo ditë me përpjekjet tona për të përmisuar kushtet ekonomike të vetes e të familjes sonë. Eksperienca e këtyre viteve të tranzicionit ka qënë e ndryshme për gjithësecilin prej nesh duke çuar qindra mijëra qytetar në emigrim, mijëra në humbje parash në firma piramidale, në falimentime biznesesh etj.Në tërë këtë kompleksitet të sfidave që shoqërojnë shoqërinë tonë politikanët kanë pretenduar gjithnjë se ata kanë përgjigjen mbi shqetësimet e problemet e qytetarëve. Se ata dinë më mirë nga të gjithë se cfarë duhet bërë, se sa duhet të jenë taksat, se ku duhen shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit etj.Ora Ekonomi, mendon se sfidat ekonomike mundet të adresohen dhe të kuptohen vetëm nga ekspertët e fushës së ekonomisë, ata që merren përditë me analiza e studime ndërkombëtare. Ata duhet të kenë më shumë zë për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ne kemi si shoqëri për varfërinë, për vendet e punës, për rritjen ekonomike për mirëqënien sociale etj.Ora Ekonomi dhe Ora News i kanë qëndruar pranë publikut dhe teleshikueseve për më shumë se tre vjet tashmë me analiza konkrete e me të ftuar ndërkombëtarë e vendas për të analizuar ekonominë shqiptare.Ka qënë vendosmëria dhe përkushtimi i Presidentit të Ora News Z. Ylli Ndroqi që ekonomia duhet të mbetet në plan të parë dhe duhet të vi sa më pranë publikut në analizat e saj. Ne do të synojmë që të paraqesim faktet mbi ekonominë ashtu siç ato janë, të ftuarit i intepretojnë, gjykimi në fund mbetet i juaji.“Mësimi parë në ekonomi është se burimet financiare janë të kufizuara dhe me to nuk mund t’i kënaqësh të gjithë njerëzit. Rregulli i parë i politikës: Të hedhin poshtë rregullin e parë të ekonomisë.” Tomas Sowell.