Studentëve të mjekësisë iu ndalohet protesta ose...vetëm me leje të rektorit

Tiranë - Është ende një draft por mund të shndërrohet në një precedencë të rrezikshme. Studentët e mjekësisë me shumë mundësi, kur duan të protesojnë kundër Rektorit, duhet t’i marrin leje po Rektorit.Konkretisht, në draft-rregulloren e Universiteti të Mjekësisë, në paragrafin për të drejtat dhe detyrimet e studentit, neni 83, për veprimtaritë jashtëmësimore thuhet: “Studentët kryejnë veprimtari jashtëmësimore me karakter kulturor, shkencor, sportiv e zbavitës, në vende, kohë dhe përmbajtje të lejueshme.Veprimtari të tilla nga studentët e një fakulteti në ambjentet e fakultetit mund të kryhen vetëm me lejen e autoritetit drejtues përkatës, ndërsa në nivel universiteti me leje të Rektorit.Aktivitete me karakter demonstrativ ose proteste lejohen vetëm me leje nga Rektori, me kërkesë të shoqatave të tyre, të njohura ligjërisht, pasi të jetë marrë mendimi i Këshillit të Studentëve të UMT.Kjo do të thotë se arsyeja që mund t’i çojë studentët drejt protestave apo demostratave mund të jetë kundër stafit drejtues, specializimeve apo pakënaqësive të kësaj natyre, por a do të ketë mjekësia një rektor që të jetë aq i lirë sa t’i lejojë studentët të protesojnë kundër tij?111ar.sh/Oranews.tv