FOTOLAJM/ Lezha krizë parkingjesh, makinat strehohen tek Skëndërbeu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2014, 15:01
Lezhë- Hyrja e lirë për automjetet pa u shqetësuar nga askush, ka bërë që zona muzeale e Lezhës të kthehet në vend parking për automjetet (ne foto).Mungesa e vendparkingjeve në qytet ka bërë që drejtuesit e mjeteve të zgjedhin këtë vend për të parkuar mjetet e tyre.Kjo është mënyra më e keqe që po prezantohet Lezha para turistëve të huaj, të cilët vizitojnë vendvarrimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Ndonëse bashkia e Lezhës dhe policia rrugore janë në dijeni të kësaj siatuate, nuk kanë marrë asnjë masë për ti mos lejuar këto automjete që të parkojnë në zonen muzeale.


