70-Vjetori i Çlirimit, Muzeu Kombëtar pa financim shtesë për aktivitetet
Tiranë - Muzeu Historik Kombëtar, brenda të cilit pasqyrohet historia e popullit shqiptar dhe që do të ketë barrën për organizimin e ekspozitave dhe aktiviteteve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, në arkë nuk ka asnjë fond shtesë.Nga ana tjetër, paratë që Muzeu Historik Kombëtar nxjerr nga vizitorët, shkojnë të gjitha në buxhetin e shtetit:“Legjislacioni i Muzeut Kombëtar duhet të ndryshojë patjetër, - tha Labi. - Në këtë mes nuk mundemi dot të rrimë dhe të jemi efiçentë me një bazë ligjore të vjetër tashmë përsa i përket funksionimit të muzeut dhe shpërndarjes së atij misioni që në të vërtetë muzeu ka.Legjislacioni ekzistues, në radhë të parë, nuk i jep fleksibilitet Muzeut Kombëtar. Të gjithë të ardhurat e biletave, në masën 100% - Muzeu Kombëtar nuk merr asnjë kokërr leku nga ato që nxjerr – të gjitha i merr buxheti i shtetit. Jo vetëm në mendimin tim, por edhe ta diskutojmë me të gjithë, mua nuk më duket e drejtë. Por ehde për të gjithë të ardhurat e tjera, Muzeu nuk merr asgjë më tepër sesa 30% e këtyre të ardhurave. “Drejtori Melsi Labi ngre zërin për ndryshimin e legjilacionit ekzistues, sepse ai pengon zhvillimin e Muzeut Historik Kombëtar: Ne si muze na pengohen ose nuk na jepet mundësia për të realizuar të gjitha ato projekte, që në fakt i kemi.”Ndonëse i varfër në buxhet, Muzeu Historik Kombëtar ka vendosur organizimin e një ekspozite për 70-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët, duke pasqyruar në këtë mënyrë historinë e popullit shqiptar me foto, që dalin në dritë për publikun për herë të parë.ar.sh/Oranews.tv